Wolfang Frindte nga Universiteti i Jenës në Gjermani shpjegon situatën e dhunës


EmigrantetNjë ekspert në ekstremizmin e krahut të djathtë, i ka bërë thirrje policisë dhe autoriteteve të drejtësisë të dënojnë ashpër atentatorët e sulmeve të tilla. Wolfang Frindte nga Universiteti i Jenës e quan dhunën sulm kundër demokracisë. Ai është psikolog social dhe komunikimi në Universitetin e Jenës, ku jep mësim dhe studion ekstremizmin e krahut të djathtë. Ai ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.


DPA: Debati rreth emigrimit po del jashtë kontrollit. Kemi parë kërcënime me bombë dhe me vrasje, shtëpi që u është vënë flaka dhe refugjatë që janë bërë objekt fyerjesh. Çfarë po ndodh?


Frindte: Të njëjtën pyetje ia bëj vetes dhe përgjigjja është shumë shqetësuese. Ajo çka dinim 20 vite më parë tashmë po del sheshit, ekstremizmi i krahut të djathtë nuk është një fenomen i vogël. Ai ndikon gjerësisht në popullsi. Ekstremistët dhe populistët e krahut të djathtë po rindërtojnë vetveten. Që prej “Pegida”-s (lëvizja islamofobike që filloi të përhapej në Gjermani vitin e kaluar), njerëzit kanë treguar urrejtje në rrugë dhe faqet e internetit. E drejta radikale e së djeshmes po fiton mbështetje ditët e sotme. Kjo do të thotë se ekstremizmi i krahut të djathtë nuk është problem që prek vetëm të rinjtë. Ai është shtrirë në të gjitha moshat dhe nivelet e arsimimit. Aktualisht po përjetojmë një sulm ndaj demokracisë.


DPA:  Pra, a do të thotë kjo se Pegida dhe simotra të saj kanë bërë që racizmi të pranohet nga shoqëria?


Frindte: Racizmi dhe ekstremizmi i djathtë janë pranuar nga shoqëria që më parë, siç kanë  treguar studimet. Pegida e përhapi me sukses këtë ide ​​për t’u pranuar. Njerëzit nuk përmbahen kur bërtasin në mënyrë agresive përballë kamerave dhe duke shprehur urrejtjen e tyre ndaj refugjatëve. Komentet që shpreheshin në lokale tani brohoriten në sheshe.


DPA: Sa ekstremistë të djathtë ka në Gjermani?


Frindte: Numri është rritur në rreth 15 për qind, siç kanë treguar në mënyrë të përsëritur studimet. Në qoftë se ju merrni gjithashtu parasysh njerëzit që mbështesin dhunën ndaj refugjatëve duke mos marrë pjesë aktive në të, kjo shifër është më  e lartë se 30 për qind. Në fund të fundit, studimet e mëparshme anonime nuk na tregojnë më shumë. Nëse ju shikoni në faqet e internetit, postimet në Facebook dhe blogje, ka prova të mjaftueshme se këta njerëz nuk janë vetëm radikalët e djathtë tradicionalë që ju njihni. Ne gjithashtu duhet të përfshijmë racistët e përditshëm që e pranojnë këtë dhunë. Demokracia ka nevojë  të vendosë mbrojtjen e saj. Nga njëra anë, ne jemi duke humbur një kryengritje të orkestruar të njerëzve të mirë. Nga ana tjetër, kjo është një punë për sistemin e policisë dhe të drejtësisë. Kancelarja u sulmua verbalisht gjatë vizitës së saj në Saksoni nga demonstruesit duke e akuzuar atë për tradhti ndaj atdheut. Nëse unë do të akuzoja për  gjëra të tilla fqinjin tim nga ana tjetër e gardhit të kopshtit, ai do të kishte të drejtë të më padisë për shpifje. Pse nuk ndodh kjo menjëherë në këtë rast?