Policia e Shtetit ka zbarkuar në Lezhë për kontrolle të imtësishme të automjeteve, pas atentatit në Rinas.

Paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt Lezhës, pasi dogjën makinën me të cilën kryen atentatin në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Krimi ndodhi në aeroportin e Rinas, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet. Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.