Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës. Viktima u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones, në 15 dhjetor të vitit 2024.

Kujtojmë se në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar, Edi Lulo, identiteti i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro.

asi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.