Ngjarja tronditëse që ndodhi në Francë, ku mësuesit Samuel Paty iu pre koka në rrugë, po diskutohet sot në emisionin “Open”.


 Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurram u ndal te thirrja e një xhamie në Francë për vrasje, pasi mësuesi paraqiti karikaturën eProfetit Muhamed në klasë.


Sipas tij kjo është e papranueshme për xhamitë dhe kishat, ndërsa tha se situata ngjason dhe me thirrjen e disa xhamive në Shqipëri, që çuan me dhjetëra shqiptarë në Siri.


“Kemi një kompleksitet problematikash në këtë makabritet. Kemi një vrasje, i është marrë jeta dikujt pa asnjë të drejtë. Është kompleksitetei fetar, pretendimi se janë provokuar. Në thelb, njeriu ka maninë të drejtojë gishtin te të tjerët dhe këtu nuk përjashtohen as myslimanët e as të krishterët. Është e papranueshme që nga nj xhami atje ishte bërë thirrje për kundërvënie, apo për vrasje. Nëse nga një xhami bëhet thirrje, kjo është një vrasje e dytë sepse xhamitë dhe kishat nuk mund të shërbejnë si vende nga ku merret benzina për të nxitur konflikte që çojën ën përplasje shuam të gjera. Kjo më përngjason me realitetin shqiptar të këtyre tre dekadave. Jo pak xhami në Shqipëri kanë përdorur këtë gjuhë duke çuar dhjetëra shqiptarë në Siri”, tha ai.