Vrasja e biznesmenit në Elbasan Mondi Mëhalla ka tronditur vendin. Lidhur me ngjarjen ortaku i tij Xhino Ago ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve. Ai ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë.
Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së Xhino Ago-s, ish-ortaku i viktimës, i cili u arrestua pas ekzekutimit.
Mondi Mëhalla u ekzekutua në mbrëmjen e 30 nëntorit në qytetin e Elbasanit. 43-vjeçari, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.
Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.
“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.
Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.
Në deklarimet e tij Xhino Aga ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.
“Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.
Në deklarimin e tij Xhino Aga ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.
“Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.
