Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:

  • Leonard Duka-  32 vjet burgim (Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë);
  • Erlis Duka- 25 vjet burgim;
  • Fatmir Hyseni- 32 vite burgim;
  • Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim;
  • Oltjon Loga- 23 vjet burgim;
  • Dritan Agai- 23 vjet burgim.

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.