Policia e Shtetit shqiptar ka kërkuar ndihmë nga autoritetet spanjolle në lidhje me lëvizjet e fundit të Gilmando Danit, viktimës së mbetur nga atentati mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit.

Gilmando Dani raportohet se sapo kishte mbërritur nga Barcelona në Tiranë, kur u vra me breshëri plumbash.

Gjithashtu policia ka shoqëruar disa persona, të njohur e familjarë për t`i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil