Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri nga Elvis Shkambi.

Por si arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik?

Mister mbeten edhe arsyet që çuan në eliminimin fizik të gjyqtarit, dhe plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë, babë e bir.

Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua.

Babë e bir janë të plagosurit, teksa kanë mbetur të plagosur në disa pjesë të trupit. Babai ka plagë të lehta në kraharor dhe këmbë, ndërsa i biri plagë të lehta në dorë.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bit, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, njofton policia.