Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi ekzekutimi mafioz i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani në qytetin e Elbasanit.


Bëhet me dije se trupi i viktimës vazhdon të jetë në mjetin tip Ford ku u ekzekutua.


Ndërkohë që policia është vënë në ndekje të autoëve, zjarrfikëset po bëjnë bëjnë të mundur shuarjen e flakëve nga makina që u gjet në Bradashesh pranë një ullishte, siç duket nga pamjet e siguara nga Gazeta “Shqip”. 



Makina mendohet të jetë e autorëve të cilët e kanë djegur për të humbur gjurmët pas vrasjes së Ramazanit.


Burime për “Shqip” tregojnë se arma e krimit tip kallashnikov 762 u gjet në makinën e djegur.