vritet prokuroriProkurori kryesor në rastin e vrasjes së ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, është qëlluar për vdekje.


Policia ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar makinën e prokurorit të shtetit, Chaudhry Zulfikar, të premten në Islamabad.


Po sipas policisë, nga sulmi ka vdekur edhe një pasagjere, ndërsa është plagosur roja e prokurorit. Zulfikar ka hetuar vrasjen e Bhuttos më 2007.


Prokurorët kanë akuzuar ish-sunduesin ushtarak të Pakistanit, Pervez Musharraf, se nuk ka ofruar siguri të mjaftueshme për Bhutton.


Një raport i Kombeve të Bashkuara në vitin 2010 ka konstatuar se vdekja e saj mund të parandalohej.


3 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)