Që prej datës 31 dhjetor kur u ndalua Albano Velo, Policia Shqiptare vijon punën pa ndërprerje për kapjen e ekzekutorit të Edmond Papës. I dyshuar kryesor është Andrew Bode ngva Berati, I cili më herët ka mbajtur emrin Ervin Bode.
Pikërisht këtë emër ai dyshohet se e ka ndryshuar pasi kishte probleme me drejtësinë greke, aty ku ishte dënuar ne mungese për trafikim të lëndëve narktotike, prandaj dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj. Sipas burimeve, dyshimet janë të forta që Andrew Bode fshihet në Shqipëri, ku kontrollet po ushtrohen në disa qytete ku grupi hetimit ka pasur informacion për lëvizjet e tij.
Një nga këto qytete është dhe ai I origjinës së Bodes, Berati, ku ai kishte aplikuar për pasaportë në datë 29 dhjetor dhe më datë 30 dhjetor ai ka tërhequr pasaportën me procedurë të përshpejtuar. Fakti që ai është nxituar për marrjen e pasaportës nuk e përjashton mundësinë që të ketë ikur jashtë vendit, ndonëse referuar sistemit TIMS ai nuk ka dalë jashtë pas ekzekutimit të Edmond Papës.
Nga ana tjetër, I arrestuari në rolin e organizatorit të vrasjes, Albano Velo nuk pranon akuzën e ngritur ndaj tij, duke mohuar përfshirjen në vrasjen e biznesmenit nga Fieri Edmond Papa. Një tjetër pikëpyetje në hetimet për vrasjen e 49-vjeccarit është zbulimi I porositësit. Referuar burimeve policore, ekzekutimi I Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës, dyshohet të jetë kryer në formë hakmarrje për ekzekutimin mafioz të Aleksandër Sadikajt më 11 qershor në rrugën Tiranë-Elbasan.