Hüseyin A., 34-vjeçari gjerman që vrau boksierin shqiptar Besar Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Lajmi vjen nga mediat gjermane, të cilat raportojnë se sipas gjykatës, të dy autorët kanë hartuar një plan së bashku dhe kanë qëlluar Nimanin për ta vrarë. Ndërkohë, autori i dytë i ngjarjes mbetet në arrati. Kujtojmë se ndaj Nimanit kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.
Krimi ndodhi më 9 mars 2024, ku shqiptarit iu bë pritë jashtë një klubi nate dhe u qëlluar me breshëri plumbash.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.



