Policia ka lokalizuar dhe kapur Kristian Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.

Pas disa orësh kërkimesh, Sterjo është gjetur në afërsi të banesës së tij dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, pas krimit i dyshuari dyshohet se ka hedhur armën në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve”, ku besohet se është fshehur për disa orë. Policia ka ushtruar kontrolle në këtë zonë, ndërsa arma e dyshuar e krimit po verifikohet si provë materiale.

20-vjeçari Johan Zuko humbi jetën pas një konflikti, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin që çoi në krim.