Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi një autoambulancë që po transportonte një fëmijë të sëmurë nga Pogradeci për në spitalin e Elbasanit është përplasur me një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, kur autoambulanca me targa PG 4576 është përplasur me një automjet me targa AA 639 DD. Si pasojë kanë mbetur të plagosu tre personat që gjendeshin në autoambulancë, shoferi i saj, fëmija që po transportohej si dhe një person i afër i pacientit, dhe shoferi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tyre.


Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme dhe fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)