Euro

Foto ilustruese


Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kartëmonedha”, duke sekuestruar një kartëmonedhë 50 euroshe dhe ndaluar dy shtetas.


Klaus  Sejdi, 34 vjeç, banues në Elbasan


Gentian  Saliaj, 44 vjeç, banues në Elbasan


Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin me targa AA144KU në pronësi të shtetasit Klaus  Sejdi dhe pagesën dyshohet ta kenë kryer me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro false.


Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:


Kartmonedhën 50 Euro False


Automjetin me targa AA 144 KU


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.


4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)