Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh. Mësohet se është arrestuar Ferdinand Kuli, banues në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit.
Vjedhjet e kryera
Më datë 19.09.2016, në një lokal dyshohet ti ketë vjedhur shtetasit E.D, 56 vjeç banues në Tiranë një aparat celular. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparati celular.
Gjatë ditës së djeshme, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” dyshohet të ketë thyer xhamin e pasagjerit të mjetit tip “Voklswagen” me targa TR 7319 T, në pronësi të shtetasit K.D, 44 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu dyshohet ti ketë vjedhur dhe një kasë fiskale.
Më datë 04.06.2016, në Lagjen “Visarion Xhuvani” dyshohet ti ketë vjedhur shtetases A.K telefonin celular.
Më datë 18.06.2016 në Lagjen “Kongresi I Elbasanit” dyshohet ti ketë vjedhur 10.000 lekë shtetases SH.GJ
Më datë 19.06.2016, në Lagjen “Haxhias” dyshohet të ketë vjedhur një telefon celular në banesën e shtetasit E.T
Më datë 14.09.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur prozhektor në Kishën e Shën Thanasit Elbasan.
20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)