Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Komisariati i policisë Cërrik ka vënë në pranga 43-vjeçarin për dhunën e udhtruar ndërsa bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Konflikti bashkëshortor nuk është ende i qartë ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e çështjes.
Ndërkohë edhe tre persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Të rinjtë, të indentifikuar nga policia me iniciale M. T., 30 vjeç, M. T., 27 vjeç dhe V. Ç., 27 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta dhe me grushta për arsye ende të paqarta por dyshohet për një konflikt për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

CËRRIK- Njoftimi i plotë:
Komisariati i Policisë Cërrik: -arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Policia referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 30 vjeç, M. T., 27 vjeç dhe V. Ç., 27 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.