6 kg lënde narkotike kanabis si dhe një armë zjarri tip pistoletë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit. Në pranga si autorë janë vënë 4 persona ndërkohë që një i pestë është shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë: “Myzafer Saljiu 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan Maqedoni; Vangjel Bogdani 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë; Vjonilda Rozani 30 vjeçe, banuese në Korçë; Aleksandër Trpevski, 30 vjeç, banues në Shkup Maqedoni”.
Blutë e Elbasanit po punojnë për kapjen e 54 vjeçarit I.A nga Rrajca. Këta persona u arrestuan pasi në Prrenjas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ana e 54 vjeçari I.A, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: “6 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava’, kalibër 7.65 mm. Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
17 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)