Një sasi prej 284 gramë kanabis sativa është sekuestruar nga Policia e Elbasanit në rrugën “Thoma Kalefi”, ku në pranga ka rënë Arbër Hadroj, 27 vjeç banues në fshatin Vllazrim, Njësia Administrative Xhafzotaj Shijak.


Sipas policisë, i riu është konstatuar me një qese në dorë, brenda së cilës kishte dy qese të tjera  dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë rezultoi se njëra prej qeseve kishte lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa” me peshë 284 gr.


Qesja tjetër kishte  fara të dyshuara me ato të bimës “Cannabis Sativa” me peshë 150 gr.


Lënda narkotike dhe farat e bimës narkotike “Cannabis Sativa”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.


29 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)