Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Burimet policore deklarojnë se 28-vjeçari, Zamir Karaboja, u arrestua në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Bregdeti”, me 50 doza heroinë.
“Kapja e këtij personi me banim në Durrës, u bë në lagjen “Syrja Dylgjeri”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i luleve” në afërsi të qendrës së Elbasanit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas burimeve nga komisariati i policisë, dyshohet se heroina do të shitej në këtë qytet, ndërkohë që po hetohet për personat e tjerë të përfshirë në trafik.
18 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)