policia e elbasanitPolicia e Elbasanit ka sekuestruar rreth 9 kg heroinë dhe përzierës ndërsa ka arrestuar edhe një prej trafikantëve të drogës.


Burime nga policia bëjnë me dije se përmes përdorimit të metodave speciale të përgjimit është arrestuar shtetasi Abdyl Musagaj, biznesmen nga qyteti i Elbasanit, i cili në bashkëpunim edhe me persona të tjerë merreshin me trafikun e drogës.


Sipas policisë, dyshohet se trafikimi i drogës bëhej me shtetin fqinj, Maqedoni.


21 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)