Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 27-vjeçari këtë të premte në qytetin e Elbasanit.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku një mjet tip “Ford” me targë “AA 575 GB” ka përplasur 27-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.


Për shkak të përplasjes, Domeniko Muho ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.


Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


28 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)