shtepi prostitucioni (4)Sektori  Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Elbasanit arrestoi në flagrancë një 31-vjeçar, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.


I arrestua është shtetasi Artur Plaka. Ky  shtetas shfrytëzonte   për  prostitucion shtetaset me inicialet P.M. 35 vjeç  dhe   M.S.  38 vjeç, që  të  dyja   banuese  në  Elbasan, ndaj të cilave ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për akuzën e ushtrimit të prostitucionit.


Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 5.500 lekë të reja, një pasaportë dhe katër aparate celularë.


7 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)