Një person ka mbetur i plagosur me mjete të forta nga vëllai i tij për shkak të një grindjeje për çështje pronësie. Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragot të këtij rrethi dhe uniformat blu kanë arritur në kohë të parandalonin një vrasje brenda familjes.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, në familjen Paja, kur shtetasi Veiz Paja tentoi të vrasë me lopatë vëllain e tij, N.Paja, 57 vjeç, duke e qëlluar disa herë me të.
Sipas policisë, sherri mes dy vëllezërve dyshohet se kishte nisur për një çështje pronësie. Policia e mbërritur në vendngjarje ka vënë në pranga autorin Veiz Paja, ndërsa i plagosur është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
21 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)