Të miturit e kanë gjetur granatën në një banesë të braktisur


Kurioziteti për pak u ka marrë jetën dy fëmijëve nga rrethi i Elbasanit. Të miturit, motër e vëlla, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granate që e kishin gjetur teksa luanin, në një banesë të rrënuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Labinot Mal ku të plagosur kanë mbetur fëmijët I.Balla dhe F.Balla, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç. Ata kanë qenë duke luajtur pa kujdes me granatën dhe ka qenë ky momenti kur ajo a shpërthyer në çast duke u shkaktuar të miturve dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Të 2 fëmijët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.


31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)