Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Klodian Lumani, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në  lagjen “11 Nëntori”, të qytetit të Elbasanit.


Sipas informacioneve të policisë, është kryer arrestimi i 24-vjeçarit Sajmir Muça, i dyshuari kryesor për vrasjen me thikë të 30-vjeçarit Lumani.


Autori dhe viktima dyshohet se ishin shokë e njëkohësisht përdorues të drogës dhe konflikti që përfundoi me një të vdekur mendohet të ketë ndodhur teksa dy të rinjtë ishin nën efektet e lëndës narkotike.


2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)