Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.


Gentian Beqiri, 35 vjeç, i cili kohët e fundit njihej edhe me emrin Ardian Meta, pasi kishte ndryshuar identitet, është qëlluar për vdekje në lagjen “Sporti i vjetër”, në qytetin e Elbasanit, brenda ambienteve të shtëpisë së tij.


Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Elbasanit, Beqiri ndodhej nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej nga forca të policisë, por kjo nuk i ka penguar vrasësit e tij ta ekzekutojnë brenda në banesë me breshëri automatiku.


Në momentin e vrasjes, 35-vjeçari ka qenë në shoqërinë e të atit të moshuar, i cili për shkak të tmerrit që përjetoi nga vrasja e të birit para syve, pësoi një infarkt dhe megjithëse u dërgua menjëherë në spital, ndërroi jetë pak minuta më vonë.


Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e vrasjes së 35-vjeçarit si dhe identifikimin dhe kapjen autorëve të krimit.


15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)