Aksi rrugor Elbasan–Gjinar po përballet me vështirësi serioze në qarkullim këtë mëngjes të martë, si pasojë e prezencës së madhe të ujit dhe dherave përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës.
Në disa segmente, rrjedhjet e ujit dhe depozitimi i dherave kanë bërë kalimin e automjeteve të rrezikshëm, duke detyruar drejtuesit të udhëtojnë me shpejtësi të ulët dhe kujdes të shtuar.
Kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë në njësinë bashkiake Gjinar, e cila përfshin fshatrat Lleshan, Gjinar, Valesh, Pashtresh, Derstile, Llukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr dhe Pobrat. Banorët e këtyre zonave dhe drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor po hasin vështirësi të përditshme për lëvizje dhe transportimin e shërbimeve bazë.
Autoritetet lokale pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, por deri në atë moment, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në orët me reshje të shiut ose gjatë natës.
