Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Vetë Roshi në një prononcim për mediat, tha se ishte thirrur në SPAK lidhur me një hetim të nisur prej kohësh, në adresë të tij, por që në dhjetor të vitit 2023 GJKKO e ktheu pas në prokurori dosjen për plotësim.

Roshi u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati Andi Skënderaj por në dalje ata thanë shkurtimisht se ishim lidhur me një veprim hetimor nga Prokuroret e Posacem. Çështja në fjalë ka të bëjë me një tender i dyshuar korruptiv në kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës.

KLSH ka kallëzuar për “shpërdorim detyre” kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Sipas KLSH Rroshi akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar vlerësohet në 33 milionë lekë.