Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e frikshme në Fier, ku një 26-vjeçare vrau babain e saj duke e mbytut me tel. 

Raportohet se, policia ka arrestuar edhe shokun e vajzës që kreu krimin, shtetasin Çlirim Dogani, pasi dyshohet se është përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.

Më herët Emanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord. Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.

Ermalinda Rama mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.