Këtë të premte, 3 tetor, në Bashkinë e Durrësit ka vijuar procesi i emërimit të drejtuesve të rinj në njësitë administrative, duke zëvendësuar administratorët që dhanë dorëheqjen në korrik, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Në total janë emëruar shtatë administratorë të rinj, mes tyre:

  • Erjon Xhili, në Njësinë Administrative Sukth
  • Pranvera Gagani, në Njësinë nr. 1
  • Alketa Veseli, në Njësinë nr. 2
  • Petrit Ismailati, në Njësinë nr. 3
  • Frederik Musai, në Njësinë nr. 4
  • Redion Tabaku, në Njësinë nr. 5
  • Agustin Ndoj, po në Njësinë nr. 2

Procesi i rotacionit të drejtuesve lokalë është pjesë e asaj që është cilësuar si “fshesa Rama”, e nisur në korrik, kur kryeministri zhvilloi një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës. I shoqëruar nga Arbjan Mazniku, ai kërkoi shkarkimin e disa drejtorëve vendorë dhe drejtuesve të degës së PS-së.

Pas Vlorës, i njëjti proces u shtri edhe në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, me qëllim përmirësimin e performancës së administratës vendore dhe forcimin e kontrollit politik.