Sot u zyrtarizuan emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm në Bashkinë e Fierit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherazi zv.kryeministre, Belinda Balluku, u shpreh se sot është një ditë e shënuar për bashkinë e Fierit.

Me zgjedhjen e nënkryetarëve të rinj, ajo u shpreh se kryebashkiaku i Fierit do e këtë punën më të lehtë dhe se qytetarët do të jenë më afër administratës lokale.

Sot ishte një ditë e shënuar, për të thënë të drejtën, për bashkinë e Fierit. Sapo prezantuam katër nënkryetarët e rinj. Kemi nisur një proces me kryetarin prej disa muajsh për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë. Pikërisht, ajo që thamë në takimin me punonjësit është që pas një pune shumë të mirë që është bërë këtu në Fier, duhet thënë që Fieri ka ndryshuar katërciprisht dhe është normale që ti sa më shumë punon, sa më shumë ngre, aq më shumë rritet kërkesa e qytetarëve. Për këtë arsye, duhet një riorganizim i thellë dhe një ndarje e mirë e detyrave, dixhitalizimi i proceseve të bashkisë së Fierit dhe mbi të gjitha transparencë për qytetarët, diçka që kërkohet kudo sot në administratën publike dhe lokale. Besoj që me grupin e nënkryetarëve për Armandon puna do të jetë më e thjesht, territoret do të jenë më të mbuluara dhe qytetarët do të jenë më afër administratës lokale.“, u shpreh Balluku.