Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë një drejtor të ri në krye të saj. Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur emërimi i Edison Konomit si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Vendimi hyn menjëherë në fuqi. Ai zëvendëson në këtë detyrë Julian Beqirin. Konomi ka drejtuar më parë Doganën e Durrësit si dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit është krijuar në vitin 2014 dhe ka 12 degë.
22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)