Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, emigrantët kanë mundësinë që të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ta dërgojnë votën e tyre me postë.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet pasi 3 votues rrezikojnë 3 vite burgim. Shkak për këtë është bërë fakti që ata kanë publikuar video nga moment kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin në fletën e votimit. Videot janë publikuar në TikTok nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Neni 327,  i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Në shumicën e videove është publikuar vetëm zgjedhja e subjektit politik dhe kandidatit. Por një shqiptarë siç shihet në këtë video  ka guxuar të dalë me fytyrë duke filmuar të gjithë procesin e plotësimit të fletëvotimit.