Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn. Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

PS 7 mandate nga lista e hapur

Blendi Gonxhja     5080

Fatmir Xhafaj 1880

Erion Braçe     912

Ervin Hoxha   615

Ornaldo Rakipi            569

Anila Denaj                 346

Julinda Dhame 276

PD 2 mandate nga lista e hapur

Ilir Alimehmeti           1115

Jorida Tabaku            996

Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj 253

Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur

Redi Muçi