Janë bërë publikë emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë u regjistruan 13 kandidatë, por vetëm 6 prej tyre u kualifikuan për të vijuar më tej procesin. Bëhet fjalë për: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.

Ky proces u hap pas shpalljes së vakancës nga Gjykata e Lartë, për shkak të përfundimit të mandatit të ish-anëtares Olta Zaçe.