Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

Në aksident janë përfshirë mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjetit Volkswagen i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.