Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Fushë Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës.
Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues Radovan Maja nga Borizana, është përplasur me një “Volkswagen Passat” që drejtohej nga Ndrec Ruci nga Mirdita. Si pasojë e përplasjes, Ndrec Ruci ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën.
Nga aksidenti është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në biznesin e saj pranë vendngjarjes, pasi është goditur nga një pjesë e automjetit të përfshirë në përplasje.
