Një aksident i rëndë, me pasojë vdekje, ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”.

Mësohet se një 74-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 67-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e automjetit Balto Palaj, 74 vjeç. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 67-vjeçari Fatmir Kraja.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Velipojë-Shkodër’, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.