Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, të akuzuar si autorët e pengmarrjes dhe grabitjes së një biznesmeni italian.
Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë Klodjan Cesku, 31 vjeç dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, e po ashtu një person i tretë. Grabitësit dyshohet se punonin në ndërtim, në një kantier pranë vilës së Eugenio Gallizioli. Ata hynë gjatë natës në banesë dhe mbajtën peng për disa orë Galliziolin, i cili me armë zjarri dhe me thikë në fyt, u detyrua të tregonte vendin e fshehjes së kasafortës në dhomën e ndenjes.
Biznesmeni refuzoi të jepte kodin e kasafortës por shqiptarët arritën ta hapnin me mjete të tjera duke vjedhur një send me vlerë 300 mijë euro, para cash dhe bizhuteri ari. Sipas autoriteteve, këto sende vijojnë ende të jenë të zhdukura dhe vijon hetimi për gjetjen.



