Marklen Haka i cilësuar si i forti i zonën së Niklës nuk do të gjykohet me procedurë të shkurtuar, por me atë të zakonshme.
Gjykata e Posaçme vendosi këtë të mërkurë ndarjen e dosjes në ngarkim të Hakës nga të pandehurit e tjerë.
GJKKO pranoi gjykim e shkurtuar për Aldo Avdylin, Edson Jozëik, Henerigert Mitri (ish-drejtor i Policisë Lezhë), Altin Morinën (ish-shef i stërvitjes tek RENEA), Jozi Kraja dhe Durim Bami.
Me datën 20 maj SPAK do të shpallë pretencën për 6 të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar.
Zbardhja e komunikime në SKY ECC zbuloi disa grupe kriminale që ishin përfshirë në sigurim kushtesh për të kryer, kultivim narkotikësh në bashkëpunim me strukturat policore, atentate dhe episode të tjera kriminale.
Bëhet fjalë për 50 urdhra-arresti që u lëshuan nga SPAK, por proceset janë ndarë në disa fraksione.
Pak ditë më parë për një prej fraksioneve SPAK kërkoi 127.6 vite burg, ndër to emra të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi, Gjergji Cukali, Astrit Avdyli, Xhelal Rraja, Viktor Imeraj etj.
