Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë në Tiranë, ku u arrestuan 14 persona, të cilët shisnin lëndë narkotike pranë shkollave. Në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë, teksa operacioni është kryer në afërsi të gjimnazeve të Tiranës, “Partizani” dhe te “Andon Zako Çajupi”.

Hetimet, që kanë nisur prej tre muajsh, kanë zbuluar se të arrestuarit vepronin në kuadër të tre grupeve kriminale. Antidroga ka përdorur metoda të blerjeve të stimuluara dhe porosive të kontrolluara për të dokumentuar veprimtarinë e tyre. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se Artur dhe Rubin Meta, babë e bir, drejtonin një prej këtyre grupeve. Ata jo vetëm furnizonin shpërndarësit, por kishin shtrirë aktivitetin edhe pranë shkollave.

Gjithashtu, raportohet se të dy posedonin një lokal në zonën pranë Medresesë, të cilin dyshohet se e përdornin si bazë për aktivitetet e tyre.