Seanca e sotme parlamentare vijon me debate, në lidhje me buxhetin por dhe pr.ligjin për barazinë gjinore.

Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi se deputetët e PD-së, Ivan Balliu Genc Strazimir dhe Flamur Noka kanë marrë masën “tërheqje vëmendje” dhe “paralajmërim” pasi kanë folur nga vendi pa iu dhënë leje, e po ashtu kanë shkaktuar kaos në seancë.

Deputetët debatuan nga vendi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulnt Balla duke përdorur akuza dhe ofendime personale.