Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje. Bëhet me dije, se Prokuroria e Sarandës ka firmosur 11 masa sigurie, për tre efektivë të policisë, biznesmenë e zyrtarë.

Deri më tani në pranga kanë janë dy persona, Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’. Sipas raportimeve të deritanishme, në këtë hotel, një kat mbi tarracën e objektit 6-katësh në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1 ishte i ngritur pa leje.

Mësohet, se masë sigurie është lëshuar dhe Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit ‘Copacabana’ në Ksamil që u shemb së fundmi nga IKMT pasi nuk dispononte lejen përkatëse. Ishte pikërisht ky beach-bar që çoi në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se objekti ishte ngritur pa leje në këmbim të ryshfeteve.