Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, në Kosovë, ku një burrë ndërroi jetë dhe dy gra mbetën të plagosura me armë zjarri. Raportohet se fillimisht ka ndërruar jetë 42-vjeçari Iliaz Brahimi, teksa sot ka humbur jetën në spital edhe Miradije Gashi.

Iliaz Brahimi ishte ftuar për takim nga Ardita Gashi në shtëpinë e saj, pasi mes tyre dyshoeht se kishte një lidhje intime. Në banesë, 31-vjeçarja e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas ngjarjes, Ardita Gashi raportohet se është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentonin t’i afroheshin, deri sa ka qëlluar veten me plumb në kokë. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.