Zbardhet dinamika e autorëve që dhunuan 48-vjeçarin Adriatik Roshi në një berberhane në Tiranë. Në pranga kanë rënë Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, dhe 4 të tjerë janë në kërkim.
Dyshohet se ngjarja është porositur nga Luçiano Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku. Gani Koçeku ka qenë në makinën “X3 BMW” dhe ka bërë vëzhgimin e dëmtuarit. Ledio Tusha është djali i motrës së Luçiano Koçekut dhe në mjetin që deklaroi se ka përdorur është gjetur një qafore tip maskë, një kapele dhe një xhup i zi, që dyshohet se i kanë përdorur në ngjarje.
Në banesën e Luçjanos u gjet dhe armë zjarri pistoletë me leje në emër të Luçiano Koçeku. Gëzim Koçeku ka bërë hapjen e rrugës për makinën tip “Audi” të autorëve, me mjetin e tij me targa “AA 020 NI”.
Ronald Koçeku është personi që ka bërë ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun dhe ka marrë mjetin “X3” me qira tek shtetasi Ajet Balliu.



