Babë e bir janë vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi kishin mbjellë 250 rrënjë kanabis pranë banesës së tyre në fshatin Belinë.

Në Patos, gjatë operacionit antikanabis “Belinë 2023” u arrestuan shtetasit Artjan Grembi dhe Albjon Grembi.

“Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis. 

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 42 vjeç dhe A. G., 22 vjeç (babë e bir), banues  në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.