Tre persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë, pasi i janë sulmuar nga disa të mitur. Mësohet se të plagosurit janë Ahmed Agolli 22-vjeç, dhe dy 19-vjeçarët Hendri Rasa dhe Klaus Miha, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti me të miturit që i sulmuan mësohet se ka nisur mbrëmjen  djeshme, në rrugën “Ali Begeja” të kryeqytetit. Adoleshentët po konsumonin cigare hashashi para një lokali dhe të plagosurit u kanë kërkuar të largohen nga aty.

Pas kësaj, ditën e sotme të miturit kanë thirrur edhe shokë të tjerë të tyre, rreth 15 veta dhe të maskuar janë futur në lokal dhe kanë sulmuar të rinjtë që debatuan një natë më përpara.

Nga kamerat e sigurisë janë identifikuar vetëm 5 persona, mes të cilëve më kryesorët, ndërsa për tjerët po punohet për identifikimin e plotë. Sakaq, në vendin u ngjarjes u sekuestruan dy armë të ftohta që u përdorën gjatë konfliktit.