Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, ka deklaruar se ka propozuar një ndryshim në drejtimin e Këshillit, duke sugjeruar që posti të mbahet nga një grua.

Sipas tij, kjo lëvizje do të sillte një risi në strukturën drejtuese të partisë, duke zëvendësuar kështu Edi Paloka nga drejtimi aktual i Këshillit Kombëtar.

Berisha ka bërë të ditur edhe dy emrat që ka propozuar për këtë pozicion: Julia Emili dhe Silva Hasa.

“Këshilli Kombëtar kam menduar të drejtohet nga një zonjë, propozoj Julia Emili dhe Silva Hasa”, është shprehur Berisha gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, në përbërjen e re të Këshillit Kombëtar, sipas diskutimeve të bëra në mbledhje, pritet të përfshihen kryesisht emra të ish-deputetëve të Partisë Demokratike.