Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme edhe për kreun e AMP, i cili pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Ardi Veliun.
Bëhet me dije nga burimet për media se nga 20 emra që konkurrojnë për të marrë drejtimin e Agjencisë Së Mbikëqyrjes Policore pritet që sot komisioni i ngritur t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm vetëm pesë kandidatë.
Gjatë këtyre ditëve pretendentët u testuan në intervistim ku ishin si vëzhgues edhe përfaqësues të ICITAP, përfaqësues i ambasadës amerikane, dhe të OPDAT.
Për drejtimin e Agjencisë Policore gara po zhvillohet e fortë pasi pararendësi Ardi Veliu dha dorëheqjen. Si kandidatë bëjnë me dije burimet e Top Channel janë Artur Beu, Florian Sulejmani, Indrit Hitaj, Durim Sota, Gentian Shehu, Hergis Jica, Xhavit Shala.
Në garë është dhe një grua, Alma Katragjini, e cila vjen nga sektori i hetimit të korrupsionit.